Kancelaria gjermane Angela Merkel, ka thënë se tash është mirë me shëndet dhe gjendja po i përmirësohet, pas asaj që i ndodhi sot në ceremoninë bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodimit Zelensky.
Ajo, siç raporton CNN, tha se fajin e kishte dehidrimi.
Merkel dridhet nga dehidrimi gjatë takimit me Zelenskin
64-vjeçarja u pa në një video duke u dridhur e tëra për disa sekonda. Por pavarësisht kësaj, ajo vazhdoi të qëndronte në këmbë kinse asgjë s’po ndodhte.
“Kam pirë shumë ujë, padyshim që kisha nevojë për ujë por tani jam më mirë”, tha ajo.
Berlini, qyteti ku edhe po mbahej ceremonia, gjatë ditë temperaturat shkuan mbi 30 gradë celsius.
|